Llapi thërret, ejani në ‘Fadil Vokrri’
Post ndeshja e Conference League Buduçnos- Llapi. Klubi kosovar bën thirrje për mbështetje në “Fadil Vokrri’.
Pas incidentëve në Podgoricë ndërsa tifozë vendas të Buduçnostit shfaqen banderola me theks racist ndaj shqiptarëve, sot klubi nga Podujeva i Llapit ka dalë me një njoftim në rrjete.
Njoftimi i Llapit:
“Kryesia e klubit në krye me Presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqipëtar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.
Çmimet e biletave do jenë si në vijim:
Sektori Veri – Çmimi i biletës: 1 Euro
Sektori Lindje – Çmimi i biletës: 2 Euro
Sektori Perëndim – Çmimi i biletës: 3 Euro
Sektori VIP – Çmimi i biletës: 5 Euro
Bileta do ketë mjaftueshëm në pikat kryesore në qytetin e Podujevës, në shesh të qytetit tonë dhe sheshet e Prishtinës, afër Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe çdo vend ku ka kërkesa nga tifozët tanë dhe gjithë tifozët e kombit shqipëtar.BASHKIMI BËNË FUQINË
PËRPARA LLAPI “