Erzeni në kaos, Këshilli shtyn konsultat

U ngjit në Superiore pas 19 viteve, Erzeni rrezikon “shkrirjen”
Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shijak lidhur me situatën e krijuar te skuadra e futbollit të Erzenit pati njoftuar se do të organizonte një konsultim me publikun;
“Për dhënien në përdorim apo me qira të stadiumit ‘Tofik Jashari’ shoqatës së futbollit Erzeni”, me datë 08 Korrik 2022, ora 18:00, në sallën e Këshillit Bashkiak (Njësia administrative Xhafzotaj kati 3).
Megjithatë gjithëçka duket se është shtyrë pas një tjetër vendimi të ‘qeverisë’ shijakase.
Kështu kur pritet që Sektori i Garave në FSHF të hedhë shortin (këtë fillim javë), asgjë nuk mund të thuhet se me cilat skuadra do të luhet edicioni i 84-ët i Superiores shqiptare.
Njoftimet periodike të Këshillit Bashkiak Shijak.

