Çelsi dhe Bajern kërkojnë Ronaldon

Lajme kontradiktore rreth Kristiano Ronaldos. Ylli portugez i Mançester Junajtid edhe pse u tha se nuk lëviz nga ‘Old Trafford’, duket se nuk mund të qëndrojë pa Champions League.
Kësisoji, Çelsi dhe Bajern Mhynih sipas ‘The Athletic’, janë duke negociuar seriozisht për ta përfshirë në ‘rozat’ e tyre. Gjithnjë nëse portugezi vendos të largohet nga Junajtid një vit përpara se të përfundojë kontrata.
Bavarezët janë informuar për situatën në lidhje me Ronaldon ndërsa pronari i ri i Çelsit, Tod Bohli është takuar me agjentin e CR7, Horge Mendes. Për tu parë…