“Deda” përgatit Iskrën në Zllabitor, axhenda…

Iskra humbi testin e parë 7-1 me FK Sarajevën ndërsa dje fitoi 2-0 ndaj skuadrës boshnjake të ‘Prva Liga’ (niveli i dytë) FK Sloge Doboj.

Java e skuadrave shqiptare për prezantimin e radhës në edicionin e ri të Kupave të Europës. Tirana, Laçi, Partizani dhe Vllaznia pasi kanë kryer minifazat paraprake, janë duke u konsoliduar për sfidat që nisin në 6 dhe 7 korrik (Vllaznia nis nga turi i dytë).

Ndërkaq ‘Sportiim.al’ konstatoi së fundi axhendën e duelit të ‘Elbasan Arena’ mes Laçit dhe Iskra Danilovgrad në program në 7 korrik ora 20:00.

Kurbinasit u kthyen nga Pogradeci me dy teste të fituara dhe një futbollist të dëmtuar (Klinti Qato) dhe është akomoduar në kryeqytet. Për të vijuar me seancat përgatitore në Pezë-Helmës. Lëvizja e skuadrës bardhezi drejt Elbasanit për tu përcaktuar.

Ndërkohë, rivali i kurbinasëve Iskra Danilovgrad ka disa ditë që po stërvitet në Zllabitor (Serbi) ndërsa pritet të kthehet në Mal të Zi në 3 korrik.

Më 4 dhe 5 korrik seancat e drejtuara nga Dervish Haxhiosmanoviç dhe Goran Jovanoviç dhe më pas në 6 korrik udhëtimi drejt Tiranës për tu akomodur një një hotel në kryeqytet. Udhëtimi drejt Elbasanit të enjten e 7 korrikut./ Përgatiti: Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!