Atanda pranë rikthimit në Superiore

Sotiq Atanda te Egnatia? Klubi ende nuk ka ‘folur’ por mediat shqiptare e afrojnë ndjeshëm me skuadrën aktive të merkatos së verës.

Ish mbrojtësi i Partizanit me gjasë ka vendosur të rikthehet në Superiore dhe sipas ‘Supersport’ palët kanë arritur një marrëveshje.paraprake.

28 vjeçari e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar, teksa në të shkuarën veç Partizanit është aktivizuar edhe me Apoloninë. Një sezon te Prishtina, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dhofar Club në Oman.

Rrogozhinasit me Tetovën në timon dhe drejtorin e ri Shtubina kanë afruar deri tani lojtarë si Sherri, Fangaj, Musta, Sadiki, Camaj, Hyseni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!