Zgjedhjet e IWF në Tiranë/ Mohammed Hasan Jalood Alshammari, President

Në 25-26 qershor 2022, në Shqipëri, te Pallati i Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Kongresi Zgjedhor i Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Në këtë aktivitet zgjedhor të IWF u zgjodhën Presidenti i ri, Bordi i ri Ekzekutiv, Sekterari i Përgjithshëm dhe 5-së zëdhenëspresidentë mes të cilëve dhe ish shtangisti shqiptar si përfaqësues i Greqisë, Pirro Dhima.

Në këtë Kongres me 250 delegatë nga e gjithë bota, punimet u çelen pas fjalës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza.

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përshendetën të pranishmit ndërsa më pas Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pritur autoritete të larta të IWF në Pallatin e Brigadave.

Sakaq, dita e parë e Kongresit Zgjedhor të IWF 2022 përfundoi me zgjedhjen e 10 anëtarëve të rinj të Bordit Ekzekutiv:

Ata janë:
Florian SPERL, Tom LIAW, Mohammed Ahmed ALHARBI, Hiromi MIYAKE, Matthew CURTAIN, Wen Hsin CHANG, Fathi MASMOUDI, Yassiny ESQUIVEL, Gardencia DU PLOOY, Salvatore COFFA.

Punimet e Tiranës vijuan me zgjedhjen e Presidentite ri të IWF-së:

Presidentit i ri i IWF (Federata Botërore e Peshëngritjes)

Mohammed Hasan Jalood Alshammari.

Ndërkaq përpos presidentit Jalood u zgjodhën Sekretari i Përgjithshëm dhe zëvëndëspresidentët:

Sekretari i Përgjithshëm i IWF-së u zgjodh José Carlos Quinones Gonzalez nga Peruja.

Zëvendës President i parë:
Ursula Papandrea (SHBA)

dhe 4 të tjerë:
Doris Marrero (VEN)
Attila Ádámfi (HUN)
Petr Krol (CZE)
Pyrros Dimas (GRE)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!