Banjaja niset i pari, ndjek “Djalli”

Pole position për Francesko Banjajën në pisten e Assen në Holandë.
Në garën e njëmbëdhjetëtë kampionatit Botëror të MotoGP, në provat zyrtare, italiani i skuadrës Ducati, arrin vendin e parë duke lënë prapa Yamaha-n e Fabio Kuartararos dhe Ducati Pramac të Horge Martin.
Radha e dytë për një super Marko Beceki në shoqërinë e Aprilia-s së Espargaro-s dhe Ducati-t tjetër të Xhek Miler-it. Fat i keq për Bastianin në Q1, ai do të detyrohet të startojë i 16-ti.
Gara zyrtare për Çmimin e Madh të Holandës do të zhvillohet të dielën me fillim orën 14:00.
Grafikisht nisja të dielën: