Zyrtare, Memelli rimerr Skënderbeun

Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeu për sezonin futbollistik 2022-23.
Marrëveshja mes tij dhe presidentit Ardjan Takaj është mbyllur që të enjten duke kopsitur të gjitha kushtet e vendosura nga trajneri pogradecar për rikthimin e tij në klubin bardhekuq.
Memelli rikthehet në Korçë pas katër muajsh. Tekniku u largua nga drejtimi i ekipit për shkak të mungesës së rezultateve. Pozicioni i vështirë i Skënderbeut në fund të tabelës gjatë fazës së tretë të sezonit të shkuar ishte arsyeja e madhe e Memellit për t’u larguar asokohe.
Me Gegën pasues, Skënderbeu nuk rezistoi dot dhe pas 13 viteve brilante në Superioire, do duhet të nisë sërish nga Kategoria e Parë. Hapi i parë i madh, rikthimi i Memellit./Sportiim.al/