Botërori i notit, Alvarez shpëton për qime

Anita Alvarez notarja 25 vjeçare amerikane humbi ndjenjat gjatë ekzekutimit të numrit të saj në botërorin e notit që po zhvillohet këto ditë në Budapest (Hungari). 

Sportistja rrezikoi seriozisht jetën në garën e notit të sinkronizuar duke mos bërë aspak “zhurmë”. Fillimisht nuk e kuptoi njeri gjendjen kritike të saj duke e harruar për shumë sekonda në fundin e pishinës.

Trajnerja e kuptoi shpejt situatën me sportisten e saj dhe u zhyt me shpejtësi në pishinë për ta nxjerrë bashkë me një person tjetër sportisten e kapluar nga gjëndja e rëndë.

Ndërkohë, nga kampi amerikan bëhët e ditur se gjendja e 25-vjeçares është stabilizuar dhe ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!