Evanilson, sulmuesi kërkohet me ngulm nga…

22 vjeçari u transferua nga Fluminense te klubi i Portos në 2020. Edicionin e kaluar shkëlqeu me kampionët e Portugalisë, e do Junajtid

Mançester Junajtid nuk tërhiqet nga kërkesa për të afruar në Old Trafford yllin brazlian të Portos. Francisco Evanilson de Lima, i njohur thjesht si Evanilson, një sulmues brazilian i lindur në 1999 në pronësi të Porto ka shkëlqyer së fundi me ‘Dragonjtë”.

Djajtë e Kuq paraqitën një ofertë prej më shumë se 60 milionë, por klubi luzitan refuzoi duke kërkuar shumë më tepër.

Siç raportohet nga O Jogo, klubi i Mançesterit është gati të bëjë një rritje të fundit për sulmuesin, autor i 21 golave ​​dhe 5 asistimeve në 45 paraqitje në ndeshjet e fundit në Portugali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!