Tafas zgjat kontratën me Kukësin

Me një impiant të ri e bashkëkohor dhe Skënder Gegën për herë të dytë si trajner i skuadrës, klubi i Kukësit duket se ka nisur një projekt goxha interesant.
Largime të shumta dhe afrime cilësore por dhe ruajtja e elementit të duhur nga grupi ekzistues i futbollistëve janë tiparet e merkatos së verilindorëve në këto ditë qershori.
Njëri prej tyre portieri elbasanas Angelos Tafas.
Kështu, sot verilindorët i kanë rinovuar edhe për tri vite të tjera kontratën me portierin, Tafas dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Kukësit:
FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Angelo Tafas për të rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera. Portieri 21-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2025, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.
Tafas erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Tafas është grumbulluar edhe nga Kombëtarja duke u aktivizuar me Shqipërinë U21. Klubi i Kukësit i uron suksese portierit Tafas