Gëtze rikthehet në Bundesligë

Pas dy viteve në Eredivisie me PSV, ish mesfushori i Dortmund, rikthehet në Ligën më të lartë të futbollit gjerman.

Rikthimi në Bundesligë figuron shumë afër për Mario Gëtze. Sulmuesi gjerman, raporton Sport1, ka arritur një marrëveshje me Eintraht Frankfurt që militon në Bundesligë.

Për kampionin e botës në 2014, eksperienca në Holandë përfundon me 18 gola të shënuar dhe po aq asiste në të gjitha garat. Këtë sezon me PSV Eintdhoven ai fitoi Kupën dhe Superkupën holandeze.

Tani duhet pritur fjala përfundimtare e PSV Eindhoven. Vlera e lojtarit është 4 milionë euro, shifër kjo e afruar nga klubi i cili majin e kaluar në finalen e Seviljes ndaj Gllazgout ngriti në qiell Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!