Xhaka në telashe, kartoni mbetet ende i ‘verdhë’

Agjencia Kombëtare e Krimit ka rinisur hetimin për kartonin e verdhë misterioz të Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në Premier League ndaj Lids United (4-1) në sezonin e kaluar.

Dyshimet lidhen me një skandal të madh bastesh . Edhe pse fillimisht u duk se çështja u mbyll, FA e cila hetoi për ngjarjen e 18 dhjetorit e dërgoi çështjen te AKK.

Alarmi u ngrit nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52,000 £, i vendosur gjatë ndeshjes ndaj Xhakës për t’u ndëshkuar në 10 minutat e fundit, pavarësisht faktit se Arsenali po fitonte 4-1.

Mesfushori i Zvicrës u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të, pasi ai vonoi shumë për të ekzekutuar një goditje dënimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!