Shqipëria U15 fiton testin e dytë me Kosovën U15

Shqipëria U-15 ka luajtur sot miqësoren e dytë të programuar ndaj Kosovës U-15 me sfidën që u luajt po në stadiumin e ri “Kukës Arena”. Një test mjaft i vlefshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama, me kuqezinjtë që e fituan këtë vëllazërore me rezultatin 1-0.

Përfaqësuesja shqiptare e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kolgecaj, Kovaçi, Arapi, Gjoshi, Dama, Vogli, Marqeshi, Blini, Shaho, Lleshaj, Ceno. Shqipëria e nën 15-vjeçarëve e nisi mirë sfidën, duke krijuar volum dhe duke treguar cilësi të mira në fushë. Kuqezinjtë krijuan disa raste dhe në minutën e 30-të, pas një krosimi i të Shahos është Blini i cili kërcen në qendër të zonës, duke befasuar portierin mik me një goditje me kokë e dukë shënuar golin e avantazhit. Shqipëria U-15 kalon në avantazh me anë të sulmuesit të talentuar, i cili kishte shënuar edhe në miqësoren e dy ditëve më parë po ndaj Kosovës U-15. Futbollisti që aktivizohet me Empolin në Itali ka treguar potencialin e tij dhe duke se premton shumë për të ardhmen.

Ashtu si edhe në miqësoren e parë tekniku Dama bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë, duke aktivizuar disa nga lojtarët e stolit teksa deri në fund të ndeshjes u aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar. Në minutën e 60-të është sërish Blini që arrin të dalë vetëm me portierin pas një lëvizje të bukur dhe pëson një ndërhyrje të parregullt në momentin që po godiste topin në portën e boshatisur. Penallti për kuqezinjtë që merret përsipër nga vetë Blini, por këtë herë talenti shqiptar është i pafat pasi gjuajtja e tij pritet nga portieri kosovar Hasimi.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe Shqipëria U-15 mund këtë herë Kosovën U-15 me rezultatin 1-0. Dy miqësore të rëndësishme për të testuar elementë të perspektivës dhe duke u dhënë shansin të gjithë lojtarëve të spikatur që të tregojnë potencialin e tyre.

Kujtojmë që këto ishin ndeshjet e para të një ekipi Kombëtar që luhen në stadiumin e ri “Kukës Arena”, një impiant modern i inauguruar pak muaj më parë e që ofron kushte moderne edhe për ndeshje të nivelit ndërkombëtar./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!