Testi/ Ballkani rrafshon Akademija Pandev

Ka përfunduar në shifra 1-6 miqësorja e sotme luajtur në Shkup mes Akademija Pandev dhe skuadrës kampione të Ballkanit në Kosovë.

Furia e skuadrës së teknikut Ilir Daja nisi që në minutën e parë teksa kampionët e Superligës kosovare shkuan përpara. Po në pjesën e parë u shënuan dhe dy gola të tjerë për skuadrat respektive duke mbyllur 1-2.

Në fraksionin e dytë, Ballkani nuk ndalet teksa shënon plot 4 gola të tjerë për 1-6 final.

Meriton Korenca, Ermal Krasniqi, Albin Berisha, Dilivio Hofman, Edi Maksutaj dhe Theophilus Solomon shënuan golat për Ballkanin.

Ballkani do të zbresë në fushë zyrtarisht për një ndeshje futbolli në 5 korrik teksa për Ligën e Kampionëve në turin e parë do të ndeshet me Zalgiris Vilna./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!