Kosta Rika bileta e 32-të e Botërorit të Katarit

Kejlor Navas me shokë, i bashkohet 31 skuadrave të tjera për fazën finale të ‘Katar 2022’

Play Off finale në Katar: Kosta Rika -Zelandë e Re 1-0

Kosta Rika është bileta e 32 e Botërorit të ‘Katar 2022’. Në finalen e play off-it, luajtur në Katar e gjykuar nga Mohamed Salem Jusuf (UAE), vendosi një gol i shpejtë i kostarikanëve të shënuar që në të 3′-ën.

Goli deçiziv u realizua nga Kembëll pas asistimit të Benete duke bërë që sfida praktikisht të startonte me një gol e qetësi për ameikano qëndrorët.

Megjithë përpjekjet e zelandezëve, shifrat nuk ndryshuan dhe Kosta Rika bashkë me fitoren merr dhe biletën e fundit të Botërorit që nis me 21 nëntor dhe mbyllet me 18 dhjetor 2022./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!