Shqipëria e re, testi me Estoninë

Miqësore në ‘Air Albania Stadium’: Shqipëri- Estoni 18:00

Erga Kenga

Dyert e Arenës Kombëtare në kryeqytet do të hapën sërish për ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Kuqezinjtë e Edi Rejës, ndyshe nga dueli i 10 qershorit teksa u mundën nga Izraeli 1-2 për Ligën e Kombëve (B2), sot me start orën 18:00, do të testohen në një miqësore me Estoninë.

Ndërkohë, sipas FSHF-së, Etrit Berisha, Ivan Balliu, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani, Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Kastriot Dermaku dhe Ardian Ismajli u larguan fill pas ndeshjes me Izraelin duke bërë që stafi teknik të ftojë për miqësoren e sotme lojtarë nga lista e pritjes.

Në këtë vijë logjike, duket se këtë radhë Edi Reja, do shohë të gjithë armatën e re duke projektuar të tjerë elementë për të ardhmen kuqezi.

Gentian Selmani pritet të mbrojë kuadratin ndërsa një vend në këtë formacin miks kuqezi mund të marrin edhe të rinjtë si Kevin Haveri,(Rimini), Erjon Hoxhallari (UTA Arad), Adrian Bajrami (U23 Benfika), Arbnor Muçolli (Vejle), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb) apo Xhakomo Vrioni (Tirol).

Kjo sfidë siç ishte përcaktuar dhe në ‘buletinin’ e shpërndarë nga Departamenti i Komunikimit në FSHF për mediat para Shqipiëri-Izrael, do të drejtohet nga gjyqtarë nga Malta: Filip Faruxhia një njohje e vjetër edhe në Superiore si kryesor dhe asistentët Alan Kamilieri dhe Jurgen Spiteri, Gjyqtar i katërt do të jetë lezhjani Eldorjan Hamiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!