Reja luan me elementë të rinj, por vetë duket i “plakur”

Miqësore: Shqipëri- Estoni 0-0

Shqipëria e qershorit një histori dështimi. Nuk mjaftuan dy pjesët e dyta të kualifikuesëve të Ligës së Kombëve (B2) ndërsa ndaj Islandës dhe Izraelit kuqezinjtë morën vetëm një pikë por dhe sot ndaj Estonisë modeste, nuk ia doli të marrë fitoren.

Në këtë miqësore, luajtur në Arenën Kombëtare, Edi Reja prezantoi një skuadër të alternuar. Aty ku emra të tillë si Selmani e Kastarti në portë apo Hoxhallari, Çokaj, Mersinaj, Adrian Bajrami, Arbnor Muçolli e Xhakomo Vrioni u panë krah Ramadanit, Veselit, Hysajt Çekiçit, Brojës Abrashit, Uzunit etj.

Në gjithë hapësirën e lojës me Rejën që hedh e heq në fraksionin e dytë… Megjithatë një rast i Vrionit në pjesën e parë dhe dy tre orvajtje të Uzunit në të dytën, fare pak për këtë kombëtare që ka humbur fillin. Diçka duket se nuk shkon. Reja apo “anti Reja” (kupto futbollistët) janë prapa në…kohë.

Formacionet startuese:

SHQIPËRIA: Selmani, Veseli, Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Seferi, Vrioni.
Trajner: E. Reja

ESTONIA: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov.
Trajner: T. Haberli

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është IMG_20220613_174152925-1024x768.jpg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!