Vllaznia përfshin Sinanin në staf..
Në një dalje publike, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka prezantuar sot ikonën e futbollit shkodran Vioresin Sinani si ndihmësin e parë të Mirel Josës te Vllaznia.
Me reformat e shumta që ka nisur prej javësh klubi shkodran duket se vetëm trajneri i portierëve Ideal Lekiqi nuk lëviz. Në bord do të jetë edhe përgatitësi atletik bullgari Mihail Tzokov.
Kështu ndihmësit e Josës do të jenë Sinani dhe Miloti.
Klubi shkruan:
Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin. Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023. Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!