Jonuzi edhe një sezon te Vllaznia

Një tjetër edicion për mesfushorin polivalent Fjoart Jonuzi. Vllaznianjofton në zyrtarene saj në Facebook se ka zghatur bashkëpunimin me 25 vjeçarin i cili në dy edicione kontribuoi maksimalisht te kuqeblutë.

Pas tri edicionëve me Laçin ndërsa fitoi dhe një Kupë me bardhezinjtë Jonuzi provoi te Gjilani në Kosovë për tu rikthyer te Vllaznia gjatë edicionit 2020-21. Me shkodranët fitoi dhe 2 Kupa të tjera të Shqipërisë. Ky do të jetë sezoni i tretë për lojtarin universal në Shkodër

Klubi e zyrtarizon në rrjete:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!