Përplaset mjeti i Kombëtares bullgare, Nedelev në spital

Autobusi që transportonte ekipin kombëtar bullgar të futbollit është përplasur në Gjeorgji. Lojtari i Botev Plovdiv, Todor Nedelev është dërguar në spital me lëndime ndërsa më pas është shtruar.

Autobusi me lojtarët bullgarë u përplas keqas në Tbilisi ndërsa të dielën (nesër) nesër është planifikuar ndeshja e Ligës së Kombeve kundër vendasëve të Gjeorgjisë në Ligën C4.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata Bullgare eFutbollit.

“Kombëtarja pësoi një aksident të rëndë automobilistik pasi mbërriti në Tbilisi: rrugës për në hotelin e ekipit, drejtuesi i mjetit të parë nga dy autobusët që transportonin ekipin, humbi kontrollin e mjetit”, thuhet në deklaratë.

Pas incidentit, mesfushori Todor Nedelev është transportuar në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të plota klinike./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!