Shehu kryen vizitat mjekësore te Vidzev Lodz

23 vjeçari nga Tirana, kryen vizitat mjekësore te klubi i Vidzev Lodz në Poloni

Do duhej të ishte në listën e Edi Rejës për këto ndeshje të muajit qershor por Julian Shehu edhe pse e meriton një ftesë kuqezi, fluturoi të enjten drejt Polonisë për të kryer vizitat mjekësore në aventuren e re te Vidzev Lodz.

“Misteri i tretë i mbrëmjes së djeshme është zgjidhur (klubi i referohet afrimëve të fundit; red). Juljan Shehu ka fluturuar nga Shqipëria drejt Polonisë për të nisur vizitat mjekore te Vidzev Lodz”, shkruan klubi i ri i ish-mesfushorit të Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!