Vllaznia kampione e U17

Vllaznia është shpallur skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë edhe për grupmoshën U-17 për edicionin futbollistik 2021-2022.

Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë,  shkodranët ia dolën të mundin skuadrën e Durrësi 04, pas një ndeshjeje të çmendur, që u vendos nga vetëm nga penalltitë.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ku pjesa e parë e lojës përfundoi me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan dy gola në pak minuta. Fillimisht ishte Durrësi 04 që kaloi në epërsi me Lleshin në minutën e 87-të, ndërsa në minutat shtesë Vllaznia barazoi rezultatin.

Në goditjet e 11-metërshave, shkodranët u treguan më të saktë, duke fituar kështu Kupën e Shqipërisë.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua dhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe Kupës për fituesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!