Djarmati mbyll me Vllazninë

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar se ka mbyllur kontratën me drejtorin sportiv Matko Djarmati. Një vendim i hedhur në “treg” prej ditësh dhe i konfirmuar zyrtarisht këtë mëngjes.

Falë kontributit të tij, Vllaznia arriti të fitojë dy dite radhazi Kupën e Shqipërisë. Për tu theksuar se klubi kuqeblu ka ditë që po kryen lëvizje të shumta në kontigjentin skuadër e drejtues.

Njoftimi i Vllaznisë:

‘KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv, z. Matko Djarmati, ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falënderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!