Ronaldo fiton Çmimin e publikut

Tjetër çmim për të “pangopurin” Kristiano Ronaldo. Portugezi 37 vjeçar u shpall nga tifozët e Mançester Junajtid si “Sir Matt Busby Player of the Year” ( lojtari më i mirë i Djajve të Kuq në sezonin që sapo u mbyll).

Luzitani pason Bruno Fernandesh, fitues në dy sezonet e mëparshme dhe ngjitet për herë të katërt në preferencën e publikut në shkallë, pas atyre të 2004, 2007 dhe 2008.

Ndërsa arrin portierin David De Gea në renditjen speciale, Ronaldo i ngallëzyer thotë:

“Faleminderit të gjithë mbështetësve që votuan për mua. Nuk mund të jem më krenar se aq ndërsa mora këtë çmim pas kthimit tim në Old Trafford. Ky çmim shkon për të gjithë tifozët që nuk na kanë zhgënjyer kurrë në këtë sezon të vështirë. Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh, dimë të bëjmë llogaritë me ju”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!