Ardit Deliu: Faleminderit Laçi

Pas 4 edicioneve me fanellën bardhezi 24 vjeçari kavajas Ardit Deliu, njofton në rrjete se ka mbyllur aventurën me Laçin.

Njëri nga mesfushorët më të mirë sezonet e fundit në Abissnet Superiore mbërriti te kurbinasit (2018-19) pas aventurës kroate me skuadra të RNK Split dhe Hajduk Split duke u shndërruar në pikë referimi në mesfushë.

Shpesh me shiritin e kapitenit, Deliu do të mbahet mend gjatë në Laç. Së bashku me Regi Lushkjen dhe Julian Shehun, formuan një treshe epike e diktuese të repartit të mesfushës duke bërë që ky “format” të marrë epitetin si ‘mesfusha e artë e Superiores’.

Sakaq drejt Deliut janë vërtitur dy pista të reja. Edhe pse është folur për Rigas Futbol skola dhe Denizlispor në Turqi, destinacioni i ri i kavajasit duket Liepaja e kampionatit letonez /Sportiim.al/

Postimi i Deliut:

“Faleminderit. Mendoj se nuk ka mënyrë tjetër për të filluar këtë post. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre 4 viteve. Faleminderit tifozëve laçian për mbështetjen e pakursyer çdo ndeshje.

Faleminderit trajnerëve që kanë dhënë gjithmonë maksimumin për të më ndihmuar të përmirësohem. Faleminderit shokëve të ekipit, nga viti i parë tek i fundit.

Faleminderit presidentit dhe drejtuesve të klubit. Natyrisht, falënderoj familjen time dhe miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në aventurën time të radhës. Me respekt , Ardit Deliu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!