Kuartararo fiton në Montmelo

Piloti i Yamaha fton garën e dytë sezonale dhe kryeson i shkëputur botërorin me 147 pikë.

Fabio Kuartararo nënshkruan suksesin e radhës në Barcelonë duke bërë që piloti francez të afrohet më shumë me titullin kampion në MotoGP

Suksesi i dytë sezonal për kampionin në fuqi dhe drama (sportive) për Francesko Banjaja dhe Enea Bastianini.

Piloti i Ducatit së bashku me Aleks Rins pas goditjes së shkaktuar nga Takaki Nakagami që në start të garës së Montmelos përfunduan në rërë duke mbyllur llogaritë për Çmimin e Madh në garën e nëntë sezonale.Disa xhiro më vonë rrëzohet edhe italiani tjetër Enea Bastianini.

Në fund podiumi me Kuartararo, Horge Martin dhe Johan Zarko. Një gabim i Aleks Espargaro në fund, bëri që spanjolli të humbë vendin e dytë, duke e mbyllur i pesti pas Johan Mir që u rendit i katërti.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!