U17/ Vllaznia kampione e Shqipërisë

Finale në Kamëz: Vllaznia U17- Shënkolli U17 5-0

Vllaznia është kampione e Kategorisë Superiore për grupmoshën U-17 pasi mposhti skuadrën e Shënkollit në finalen e madhe të këtij sezoni futbollistik.

Një sfidë mjaft emocionuese që u zhvillua në stadiumin e Kamzës këtë pasdite dhe që pa shkodranët në fund të 90 minutave të buzëqeshnin, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0.

Pjesa e parë e lojës ishte mjaft e balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste në portat kundërshtare, teksa ishin shkodranët ata që kaluan të parët në avantazh dy minuta para mbylljes së pjesës së parë, duke shfrytëzuar mirë momentin.

Sakaq, në fraksionin e dytë, djemtë e Vllaznisë realizojnë edhe katër gola të tjerë në minutat 49-të, 52-të, 59-të dhe 90-të ku spikati tregolëshi i Zaganjorit, duke i dhënë triumfin shkodranëve për këtë grupmoshë, pas një sezoni fantastik!

Në përfundim të kësaj sfide finale u zhvillua edhe ceremonia e kurorëzimit të kampionëve U-17, në këtë edicion, Vllaznia, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro që i dorëzoi Kupën Vllaznisë U-17./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!