Finalja vishet kuqeblu, Vllaznia mbyll me trofeun e Kupës

Kupa e Shqipërisë/ Finale në ‘Air Albania’: Vllaznia- Laçi 2-1

Në finalen e Kupës së edicionit të 70-të luajtur Air Albania’, Vllaznia e Shkodrës ka fituar Kupën e Shqipërisë. Kundër Laçit nuk ka qenë aspak e lehtë por skuadra kuqeblu falë këmbënguljes shoqëruar me entuziazmin e mbështetësve në shkallë, i’a doli të rekuperojë golin e Guindos dhe në shtesë, të shënojë edhe golin e epërsisë.

Ndeshja ka nisur mjaft mirë për bardhezinjtë të cilët me një aksion model të ndërtuar nga Mazrekaj fitojnë metra ndërsa Guindo me një të majtë vrasëse, e dërgon sferën në rrjetë.

Më tej Vllaznia e cila me Latifin shfrytëzon një gabim të Veliajt dhe harkon në zonë. Te shtylla e dytë zhytet Hoxhaj, topi përfundon brenda duke barazuar 1-1.

E dyta kalon shpejt dhe në fund Xhaja vërshëllen për dy herë nga 15 minuta. Në shtesën e parë madje ende pa u ‘nxehur’ muskujt, Adili merr një aksion individual dhe nga 30 metra larg lëshon një gjuajtje të fortë duke mundur Dajsinanin për 2-1.

Deri në fund, epërsia e madhe e Laçit po që nuk shpërblehet me gol.

Një shishe plastike nga zona shkodrane godet gjyqtarin Xhaja ndërsa nga sektori bardhezi vërshojnë stola në fushë.

Vllaznia për herë të 8 triumfon në Kupë dhe merr biletën e fundit europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!