Gravina: Do të jem ultrasi i parë i Romës në Tiranë

Tirana e 25 majit pritet të mbipopullohet nga shumë eksponentë të lartë të botës së futbollit. Nuk mund të mungonte kreu i Federatës Italiane.

Sipas ‘il Romanista’, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, do të udhëtojë drejt Tiranë për të ndjekur finalen e CL mes Romës dhe Fejnord.

Do të jem ultrasi i parë verdhekuq në Tiranë.Klubi do ta meritonte këtë trofe për më tepër do të ishte i rëndësishëm për gjithë futbollin italian” deklaron kreu i futbollit në Apenine i cili ndalet edhe te karakteri dhe puna e trajnerit Murinjo.

“E pranoj se kam një simpati për Murinjon. Ndonjëherë ai e tepron por fjalët e tij stimulojnë gjithnjë refleksion”, shkruan romakja në nëntitull./Sportiim.al/

Prima Pagina Il Romanista 23/05/2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!