Femra/ Vllaznia fiton Kupën

Vllaznia është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për femra në futboll për edicionin e 13-të të këtij kompeticioni!

Në finalen e Kupës që u zhvillua këtë të hënë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, shkodranet u përballën me ekipin e Tiranës, duke i mundur me rezultatin 7-0.

Golat e kësaj sfide u realizuan nga Doçi, Gjini e Curraj, teksa bardheblutë i dhuruan një gol vajzave kuqeblu, me Kotaren. Vllaznia dominoi në të dyja pjesët e lojës, me katër gola të realizuar në fraksionin e parë dhe tre gola të realizuar në pjesën e dytë.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të kësaj ndeshjeje, Anila Basha, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit dorëzoi trofeun ekipit të Vllaznisë.

Për ekipin e Vllaznisë, kjo është hera e nëntë radhazi që merr Kupën e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm në futbollin shqiptar, ndërsa për ekipin e Tiranës, që prej dy vitesh konkurron denjësisht edhe në kampionatin e femrave, kjo është hera e parë që merr pjesë në një finale të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!