Rama: Kemi stadium model, Shqipëria tifo për Romën

Kryeministri: “Sa i takon mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftonte për Champions League”.

Një finale e madhe në Tiranë dhe protagonizmni nuk mund të evitohet nga personazhe të sportit apo jashtë tij. Edi Rama kryeministri i Shqipërisë ka folur për “Tutosport” në lidhje me finalen e 25 majit që do të zhvillohet në Arenën Kombëtare mes Romës dhe Fejnordit.

Në këtë akt të parë të Conference League, shqiptarët përfshirë dhe kreun e qeverisë duket se do të bëjnë tifo për fqinjët nga Roma.

Rama:

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe”

 Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël.

A shqetësohemi për tifozët e shumtë? Asnjë shqetësim, por do të jetë një risi absolute për ne. Sa i takon mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftonte për Champions League”.

Jam shumë i lumtur që në finale është një ekip italian. Që i vogël kam bërë tifozllëk për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë prej Zhoze Murinjos”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!