Eintraht fiton Europa League

Finale Europa League në Sevilje: Eintraht- Rejnxhers 1-1 5-4 penallti

Skuadra e Eintraht Frankfurt ka fituar trofeun e parë të madh europian të UEFA Euopa League. Në finalene luajtur këtë mbrëmje në Sevilje gjermanët e teknikut austriak munden pas penalltive Gllasgou Rejnxhers 5-4.

Ndeshja nisi e ekulibruar dhe vetëm në pjesëne dytë erdhi goli i parë. Në të 57′-ën, Aribo për skocezët, përfiton nga një gabim i mbrojtejs gjermane dhe përballë portierit Trap realizon për 0-1.

Por goli i epersisë së ekipit ishullor do të zgajsë vetëm 12 minuta pasi në të 69′-ën latino amerikani Borre ndjek mes dy mbrojtësëve të Rejnxhers një top të ardhur nga e majta duke devijuar në 1-1.

Pas shtesës , radha e penalltive aty ku Aron Ramsej humbi penalltinë e 4 për skocezët teksa portieri Trap e priti topin. Borre godet të fundit për gjermanet me topin që përfundon në rrjetë. Festa legjitime, Eintraht shpallet fitues i Europa League 2021-22./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!