Ambasadori italian në Tiranë: Ska bileta

Ambasadori italian në Tiranë Fabricio Buçi i ka paralajmëruar bashkëqytetarët e tij teksa flet për Retesport të mos udhëtojnë kot drejt Tiranës për të tentuar të gjejnë një biletë për Roma-Fejnord në 25 maj.

Mendoj se është shumë e vështirë, UEFA i ka dorëzuar një pjesë të biletave Romës, një pjesë në Feyenoord dhe pjesën tjetër e ka shitur online me një sistem shumë kompleks. Këtu nuk ka bileta, për fat të keq stadiumi është i vogël, mendoj se është pothuajse e pamundur t’i gjesh këtu”

Stadiumi dhe qyteti janë ndarë në dy zona për të mirëpritur tifozët e Romës ndërsa tifozët e Feyenoord në veri. Në jug të stadiumit ka një park të bukur publik dhe aty do të mblidhen tifozët e Romës, me një zonë tifozësh dhe ekrane gjigante për të ndjekur ndeshjen, veçanërisht për ata që do të vijnë këtu pa biletë.

Ndërkaq tifozët holandezë do të vendosen pranë sheshit kryesor të Tiranës, me zonën e tyre të tifozëve. Tifozët do të mbërrijnë në stadium nga dy anët e kundërta të qytetit, me korridore të organizuara dhe të shoqëruara nga policia, për të shmangur kontaktin mes dy tifozëve.

Do të ketë një zonë të tretë në Piazza Scanderbeg ku do të vendosen ekranet gjigante dhe do të jetë një zonë neutrale. Këshilla që mund t’u jap tifozëve të Romës është të shkojnë në zonën e dedikuar për ngjyrat Giallorossi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!