Kumbulla: Në Tiranë të gjithë tifo për Romën

Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar i Romës, ka publikuar në Corriere dello Sport, një letër në të cilën flet për finalen e Konferencë Ligës që do të luhet në Tiranë në 25 maj.

Futbollisti kuqezi thotë:

“Të them sinqerisht, kur mësova se finalja do të luhej në Tiranë, vura synimin për ta arritur, për mua që kam lindur në Itali në një familje shqiptare ishte si një shenjë fati. Për fat ëndrrat bëhen realitet dhe tani do të na takojë neve të përfundojmë detyrën duke mundur Fejnordin. Paçka se e dimë që nuk do të jetë e lehtë.

Për shqiptarët kjo finale është një mundësi i mirë. Jam i sigurtë se pritja e tyre do të jetë shembullore pasi me italianët kanë krijuar një lidhje shumë solide. Në Tiranë, përveç tifozëve të Fejnordit teksa do të mbështesin me të drejtë ekipin e tyre, ne do të kemi në krah një pjesë të madhe të publikut.

Madje edhe kryeministri ynë është fans me Murinjon Të jem në fushë? Do të ishte mirë, do të isha i pasinqertë nëse them se nuk e dëshiroj, të paktën për disa minuta. Por vendimi përfundimtar i takon trajnerit dhe neve na takon ta respektojmë atë gjithnjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!