Duka-Vos për finalen, impianti shkëlqen para Roma- Fejnord

Ka muaj të tërë që FSHF në bashkëpunim me UEFA-n por dhe faktorë të tjerë në vend po punojnë intensivisht për të organizuar finalen e Conference League në 25 maj 2022 në Tiranë.

Përpara duelit Roma-Fejnord sot presidenti i FSHF-së Armand Duka ka pritur në një takim special Ambasadorin e Holandës në Shqipëri Reinout Vos.

Ndërkaq të shtunën Sportiim.al vëzhgoi nga afër gjëndjen aktuale të ‘Air Albania Stadium’ duke konstatuar se puna vijon dhe se gjithçka po shkon drejt perfeksionit.

Më poshtë materiali i shpërndarë nga FSHF rreth takimit Duka- Vos dhe video e cila pasyqron impanrin vetëm pak ditë nga finalja historike në edicionin e parë të CL.

“Presidenti i FSHF-së, Armand Duka priti sot në një takim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ku u diskutua në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Conference League në Tiranë, Roma-Feynoord.

Në këtë takim të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, Presidenti Duka bëri një panoramë të gjithë përgatitjeve në lidhje me finalen europiane, duke nisur nga elementët e transportit, siguria e ekipeve dhe tifozerive, aktivitetet që do të shoqërojnë 24 dhe 25 majin si dhe elemente organizative të ndeshjes.

Ambasadori holandez Reinout Vos bëri me dije se për të asistuar çdo sportdashës që do të fluturojë nga Holanda e do të jetë pjesë e festimeve të finales, do të ngrihet një pikë informacioni e ambasadës pranë zonës së pedonales, ku do të ndihmohen tifozë që do të kenë probleme me dokumentet e identifikimit apo të çdo natyre ku ambasada mund të mundësojë orientimin e saj.

Gjithashtu, Ambasadori i Holandës nga ana e tij, konfirmoi se përfaqësuesit e ekipit të Feynoordit i kishin përcjellë përshtypjet pozitive për të gjithë elementët organizativë të ndërmarrë deri më tani, duke falënderuar edhe një herë UEFA-n dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për angazhimin dhe vëmendjen e veçantë për mikpritjen e këtij eventi madhështor.(FSHF)

Video ekskluzive e ‘Sportiim.al’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!