Liverpul fiton Fa Cup

Liverpul fiton trofeun e dytë në Angli ndaj të njëjtit rival Çelsit dhe me të njëjtën mënyrë, penallti 5-6.

Në ‘Wembley’, Çelsi-Liverpul u shqoqërua me emocione të shumta por as shtyllat e rastet e shumta respektive nuk i dhanë drejtim kësaj finaljeje të FA Cup. Trofeut më të vjetër në glob.

Pas kohës shtesë e cila u mbyll 0-0, ishin penalltitë ato që i shtuan emocionet e këtij dueli. Pasi Çelsi humbi një penallti në fund të njëjtën gjë bëri edhe Mane i cili përballë patriotit të tij portierit senegalez Mendi u ndal në goditjen e 5-të.

Në penalltitë e7-të ishte Kostas Tsimikas i cili pasi pa portierin e tij Alison Beker të priste një top të goditur nga Maunt, depozitoi në rrjetë për 5-6 final.

Liverpul dy finale të fituara brenda një sezoni në Londër. Kupën e Ligës dhe FA Cup. The Reds në garë edhe për titullin në Premier dhe në finale të Champions./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!