Majorka tifo për Sociedadin, Levanten e mban…shpresa
La Liga teksa luajti të mërkurën 4 takime sot në program tri takime të tjera:
Sociedad- Kadiz në 19:00 merr vlera për zonën europiane dhe rrëzimin. Po ashtu Vajekano- Vijareal (20:00) vlen për miqtë pasi finalistët e Europa League duan një vend të sigurtë nga kampionati për në kontinent.
Ndërkaq Real Madrid- Levante luhet htjesht për statistikë. Los Blancos janë shpallur kampionë ndërsa ekstremi tjetër me Enis Bardhin në ‘radhë’, janë thuajse të larguar nga La Liga.
Për tu theksuar se skuadra e prizrenasit Vedat Muriqi (Majorka 33) pse jo dhe ajo e Myrto Uzunit (Granada 37) janë të interesuara që dueli Real Sociedad-Kadiz (35) të fitohet nga vendasit.
Java e 36-të:
Sociedad- Kadiz (19:00)
Vajekano- Vijareal (20:00)
Real Madrid- Levante (21:00)