Femra/ Vllaznia, Doçi nëntë gola për titullin e nëntë

Futbolli i femrave çertefikon kampionen e re të sezonit 2021-22. Nuk ka surpriza. Ajo është Vllaznia e Shkodrës e cila arrin te titulli i nëntë radhazi.

Në ndeshjen e sotme luajtur në Kamëz skuadra kuqeblu mundi 12-0 Kinostudion duke u bërë e paarritëshme nga Apolonia e Fierit e cila tani ka 8 pikë më pak me dy takime për të luajtur.

Megi Doçi prej vitesh golashënuese absloute në futbollin e femrave realizoi 9 gola në këtë sfidë duke i shtuar vetes një tjeter rekord.

Ceremonia e titullit pritet të organizohet javën e fundit në Shkodër. Vllaznia do të presë Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!