Toti konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Tiranës

Njëri nga futbollistët e ‘Artë’ të Romës dhe Italisë, pohon se do të jetë në tribunën e ‘Air Albania Stadium’ në finalen e CL; Roma- Fejnord.

“Ajo që pamë në Firence është një nga episodet e shumta kundër Romës. Ne nuk jemi këtu për t’u ankuar çdo herë, por nëse VAR nuk i ndihmon gjyqtarët, bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.”

Kështu deklaroi mes të tjerave legjenda e Romës dhe Italisë Françesko Toti, duke komentuar ndeshjen e humbur të Romës ndaj Fiorentinë. Ish kapiteni verdhekuq i pranishëm në parapërgatitjet e finales së Kupës së Italisë nesër në ‘Olimpico’ (Juventus- Inter 21:00) deklaroi se në 25 maj do të jetë në Tiranë për të ndjekur finalen e Ligës së Konferencës:

“Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur një finale të Kupës për një kohë të gjatë, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe. Do kisha dëshirë për të luftuar deri në fund.

Roma më pas mund të përmirësohet me blerje të spikatura. Murinjo një nga trajnerët më të fortë në botë di të menaxhojë dhe që duhet të blejë. Friedkins do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë”, u shpreh Toti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!