Superiorja i dha …verdiktet

Me fitoren e Vllaznisë ndaj Kukësit (2-1) të hënën në ‘Loro Boriçi’, java e 33-të ia la vendin aktit të radhës. Atij të tretit nga fundi. Me pak dilema për të zgjidhur. Tirana kampione dhe Laçi nënkampion e kopsitën sezonin e tyre në kampionatin e 83-të Abissnet Superiore.

Për vendin e tretë i cili të dërgon zyrtarisht në Conference League, do të garojnë në tri javë të mbetura tri ekipe. Vllaznia, Partizani dhe Kukësi kanë shanse reale për t’ju bashkuar Tiranës dhe Laçit në përfaqësimet e radhës të skuadrave shqiptare që militojnë në Superiore.

Për tu verifikuar bileta e katërt që sipas UEFA-s vjen nga fituesi i Kupës. Aty ku më 31 maj Laçi- Vllaznia do diskutojnë trofeun e dytë prestigjioz në kompeticionet që organizon FSHF. Me renditjen aktuale ndërsa Laçi zyrtarisht i dyti e Vllaznia e treta, rregullorja lejon vendin e 4-ët të jetë bileta e fundit europiane…

Ndërkaq, ky sezon i ka dhënë edhe vendosjet e fundit të tabelës. Skënderbeu u zyrtarizua si i rrëzuari i parë por pa “pikë shpëtimi” gjëndet dhe Dinamo e Tiranës.

Egnatia teksa u ‘mund’ nga Kastrioti e Teuta në betejën për ti ikur ndeshjes play out, nuk ka ku ‘fshihet’. Nëse do edhe një sezon Superioren, do duhet të nisë të bëjë llogaritë për të pritur e fituar në Rrogozhinë ndeshjen e vetme shtesë me njërin nga ekipet fituese të fazës play out të Kategorisë së Parë (Korabin, Apoloninë, Tërbunin apo Tomorin).

Sidoqoftë për të shkuar deri atje do duhet të luhet të shtunën dhe më pas dy javë të tjera. Me vendimin për të luajtur tri javë e mbetura në të njëjtën ditë dhe orë.

Java e 34:

Të shtunën ora 17:00:

Tirana- Vllaznia

Skënderbeu- Laçi

Egnatia- Partizani

Kastrioti- Teuta

Kukësi- Dinamo /Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 33:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!