‘Euro 2024’/ Përcaktohen stadiumet në Gjermani

Finalja e Conference League numër 2 në “Eden Arena” (Çeki) më 7 qershor 2023

Sot në Vienë (Austri) Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh dhe shqyrtoi disa detaje për fazën finale të UEFA EURO 2024, e cila do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.

Në plan të parë ishte miratimi i orarit të fazës finale e cila hapet me ndeshjen e Mynihut.

Kështu u përcaktua se ndeshja hapëse do të luhet në Allianz Arena (75 mijë vende) të Munihut, ndërsa finalja në program në 14 korrik do të luhet në Olympiastadion të Berlinit me kapacitet 77 116 vende.

Ndeshjet e secilit grup do të luhen vetëm në dy grupime, për të reduktuar distancat e udhëtimit për ekipet dhe tifozët dhe për të favorizuar delegacionet e skuadrave që udhëtojnë me tren apo autobus drejt stadiumeve gjatë fazës së grupeve.

Një element shtesë ishte kriteri i qëndrueshmërisë Si rezultat, qytetet u ndanë në tre grupime: Veri/Verilindore, Perëndim dhe Jug.

Sakaq,u miratuan rregullat e plota të turneut. Sipas organizatorëve ato do të publikohen më 16 maj 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!