Sot tri duele të javës së 33-të

Tri takimet e mbetura të javës së 33 do të luhen këtë pasdite në Kamëz, Durrës dhe Shkodër. Në stadiumin e Kamzës dy skuadrat e fundit Dinamo dhe Skënderbeu ndërsa në ‘Niko Dovana’ sfida Teuta- Egnatia në atë që konsiderohet një derbi i ri rajonal.

Te ekipi i Teutës rikthehet në dispozicion sulmuesi Lorenco Vila. Gara vlen për ti ikur zonës play out aty ku durrsakët janë dukshëm më favoritë.

Ndërkaq në 19:45 në ‘Loro Boriçi’ supersfida e ditës Vllaznia- Kukësi.Ky takim pritet të jetë thuajse vendimtar për një biletë europiane pasi të dyja skuadrat janë në garë (së bashku me Partizanin) për vendin e tretë.

Nëse për Vllazninë bileta e Conference League mund të vijë edhe nga finalja e Kupës në 31 maj, e kundërta ngjet me verilindorët. Skuadra e Longos nëse humb sot rrezikon seriozisht të mbetet jashtë ‘top listës 4’.

Programi i javës së 33-të:

Sot:

16:45

Dinamo- Skënderbeu

Teua- Egnatia

19:45

Vllaznia- Kukësi

Të luajtura:

Partizani- Tirana 1-2 (të shtunën)

Laçi- Kastrioti 4-1 (të dielën)

Klasifikimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!