Skënderbeu zbret në Kategori të Parë, Teuta sheh lart

Java 33: Dinamo- Skënderbeu 1-1, Teuta- Egnatia 3-1

Me barazimin e sotëm Dinamo- Skënderbeut 1-1, skuadra korçare pas 13 edicioneve brilante në Superiore rikthehet në Kategori të Parë.

Në duelin e ‘shpresës’, skuadra e Vanolit e nisi disi më mirë por me kalimin e minutave e rriti më shumë presionin duke e kthyer portierin e Rexhepi një faktor të rëndësishëm te skuadra e Skënder Gegës.

Në pjesën e dytë, sërish blutë insistues por shumë konfuzë para porte. Rastet fatale për Rexhinaldon në një ditë të errët (në fakt asnjeherë me Dinamon nuk dha shenja ‘jete’).

Në fund Elvi Berisha realizon një gol shprese për Skënderbeun por në kohën shtesë një penallti e shënuar nga Sabien Lilaj mban në lojë blutë dhe rrëzon korçarët.

Në ‘Niko Dovana’ nuk ka histori. Skuadra e Teutës në duelin me Egnatian tregon anën e kampionës së sezonit të shkuar duke shënuar shpejt e hipotekuar tri pikë.

Në të 9′ dhe 13′ shënuan Beqja dhe Daci ndërsa në të 10′ Hebaj humb një penallti për durrsakët.

Fraksioni i dytë prodhon nga një gol për secilën skuadër. Është Teuta me Peposhin në të 60′ dhe Artur Magani në të 91′ për rrogozhinasit. Teuta sheh nga zona europane pasi aktualisht mbetet 6 pikë larg vendit të katërt.

Vllaznia- Kukësi e fundit e javës së 33, nis pas pak në 19:45./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!