Çoba goli sezonal, Vllaznia e treta

Superiore java e 33-të: Vllaznia-Kukësi 2-1 (Da Silva 43′, Çoba 95’/Lulaj 80′)

Ndeshja e fundit e javës së 33-të Abissnet Superiore në ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznisë dhe Kukësit u shndërrua emocionuese. Mes dy skuadrave veriore teksa vinin me pikë të barabarta, luhej goxha një biletë europane aq e domosdoshme për skuadrat shqiptare. Në aspektin e përfaqësimit por dhe atë financiar.

Mungesa të shumta në të dy kahet por fundi i pjesës së parë me golin e Da Silves në të 43 dhe i gjithë fraksioni i dytë ishte në nivel shumë të lartë.

Në fakt në minutën e 80-të’ një gabim i portierit Zogoviç i dha mundësi Bruno Lulajt të Kukësit të shënonte golin e barazimit. Vendasit e Plorit nuk dorëzohen dhe pas një asisisti të Heriç në të 95′-ën, heroi i sfidës 22 vjeçari Mehdi Çoba shënon golin më të rëndësishëm të shkodranëve në këtë fazë përmbyllëse.

Vllaznia barazohet me Partizanin në vendin e tretë ndërsa Kukësi mbetet prapa në kuotën e 46 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!