Shkurtaj e Tafas stërviten te Kukësi, Europa pranë dhe larg

Te Kukësi nuk mund të mjaftojë vetëm fakti i ingurimit të një impianti modern si “Kukës Arena”. Dymbëdhjetë ndeshje radhazi me vetëm një fitore ndaj Dinamos, e kanë spostuar skuadrën verilindore poshtë zonës ‘euro’ duke bërë që Liga e Konferences të vihet totalisht në pikëpyetje.

Këtë javë udhëton në Shkodër për tu ndeshur me Vllazninë me të cilën ndan vendin e 4-5 me 46 pikë. Një duel i drejtpërdrejtë për të kapur vendin e 3-të apo ruajtur atë të 4-ët çka e kombinuar me finalen e kupës Laçi- Vllaznia (31 maj) mund të ofrojë një biletë kontinentale.

Ndërkaq, Gjici konfirmoi teknikun Longo mes kritikave të forta ndaj italianit dhe sanksionëve që kreu i pankinës mund të marrë nëse nuk arrin objektivin minimal, daljen në Conference League.

Për më tepër, në këtë ‘finale’ në ‘Loro Boriçi’, ekipi i Kukësit, do vuajë mungesën e De Lukas dhe të Ndrecës. Pa përmendur këtu gabimet e janarit apo ato disiplinore. Nga verilindorët u huazuan te Teuta, Daci e Peposhi ndërsa e pafalëshme duket largimi i një ‘xholi’ si Ardit Hila.

Lajm i mirë i ditës fakti që Vasil Shkurtaj dhe portieri Anxhelos Tafas u stëvitën së fundi me grupin.

Kalendari i Kukësit në vijim:

Vllaznia- Kukësi (të hënën në orën 19:45)

Kukësi- Dinamo

Kukësi- Skënderbeu

Tirana- Kukësi /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!