Oto Xhon arrestohet në Prishtinë

Në një njoftim nga organet kompetente në Kosovë raportohet se një shtetas i huaj është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikuar”.

Në fakt bëhët fjalë për ish -sulmuesin e Skënderbeut aktualisht kontigjent i Prishtinës, Oto Xhon.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:00, në Prishtinë.

Në raport, i dyshuari pas pytejeve paraprake me vendim të prokurorit është ndaluar për hetime të mëtejshme.

“Trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikuar. Në lidhje me rastin është raportuar se me  05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!