Fiton gjithnjë, Murinjo me 4 skuadra në finale

Roma-Fejnord finalja e CL në Tiranë, ‘Mou’ i ekzaltuar pas arritjes së finales së verdhekuqëve.

Ia doli dhe në fund u pa shumë i lumtur. Zhoze Murinjo me Romën e tij do të jetë finalist i Conference League në ‘Air Albania Stadium’ pikërisht ndaj holandezëve të Fejnordit. Dy shkolla tipike europiane të futbollit ndër vite.

Ndërkaq festa e portugezit pas fitores në gjysmëfinale me Lester (1-0) ka qenë e jashtëzakonshme. Mediat kanë pikasur disa risi te ‘Special One’ e në mënyrë të veçantë ka bërë përshtypje mënyra e drejtimit të skuadrës gjatë lojës dhe fundit festiv. Si rrallë herë për ish trajnerin e Realit, Interit, Junajtid etj.

Sipas mediave pranë Romës ai ka ndërtuar një ndjenjë të veçantë me qytetin dhe popullin ‘Giallorossi’. Një marrëdhënie e ndërtuar menjëherë me ardhjen në kryeqytetin romak ndërthurur më pas me shumë punë.

Megjithatë, është koha për të përfunduar punën dhe për të ngritur një trofe në qiellin e Tiranës mbrëmjen e 25 majit e cila nëse ngjet për Romën, do të figuronte trofeu i parë pas 14 vitesh.

Ndërkohë, Special One është bërë trajneri i parë që arrin në një finale europiane me katër skuadra të ndryshme: me Porton (Uefa Cup dhe Champions League), Interin (Champions) dhe Mançester Junajtid (Europa League). Në të gjitha rastet Zhoze Muronjo ka festuar me trofeun e fituar. Shenjë e mirë për të gjithë tifozët e Romës.

Te Roma aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!