Sot finalistja e parë e Champions

CHL, gjysmëfinale: Vijareal- Liverpul (0-2 e vajtjes) 21:00

Në ‘Estadio de la Cerámica’ me fillim orën 21:00, do të dalë bileta e parë finaliste e edicionit 2021-22.

Në këtë gjysmëfinale të kthimit ndërmjet Vijarealit të Unai Emeri dhe Liverpulit të Jurgen Klop natyrshëm duhet konsideruar rezultati teknik i ndeshjes së parë aty ku Reds fituan 2-0.

Në këtë takim teksa do të gjykohet ng holandezi Deni Makelie, pritet që ‘Nëndetësja e Verdhë’ të luftojë në çdo moment për të rihapur çështjen e kualifikimit.

Ata kanë 12 ndeshje pa humbje në shtëpi (8 fitore, 4 barazime) por përballë do të kenë anglezët me 13 ndeshje jashtë shtëpie pa humbje teksa kanë 10 fitore dhe 3 barazime.

Ndërkaq gjysmëfinalja tjetër Real Madrid- Mançester Siti (3-4) do zhvillohet të mërkurën në ‘Bernabeu’ me start orën 21:00. Finalja e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni për t’u luajtur në Paris në 28 maj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!