Erzeni arrin te numri ‘8’, Superiorja pas afro dy dekadave


Shijakasit e Erzenit arritën biletën e 8-të garuese në elitën e futbollit shqiptar. Pas pjesëmarrjeve në 1946, 1948, 1949, 1952, 1965-1966, 2001-2002, 2002-2003 të shtunën e 30 prillit 2022 sigluan numri 8-të.

Për sezonin 2022-23 në Superiore ekipi i teknikut Nevil Dede vjen pas plot 19-viteve mungesë. Me fitoren ndaj Vorës tashmë të rrëzuar në të Dytën në Pezë-Helmës me shifrat 1-4, skuadra shijakase arriti të siguronte matematikisht një javë nga fundi rikthimin në Superiore.

Ndërkaq vetë trajneri Dede teksa foli në një ekran televiziv të dielën në mbrëmje ndër të tjera tha:

“Puna njëvjeçare e bërë në këtë klub më në fund është realizuar me shumë sukses. Meritë për këtë kanë ata që bënë të mundur investimin. Veçoj të gjithë investitorët e shoqatat dhe veçanërisht kryetarin e bashkisë Shijak.

Megjithatë meritën më të madhe e kanë protagonistët, ata që derdhën djersën në fushë, që kanë sakrifikuar gjatë gjithë sezonit, vetë lojtarët.” 

Sakaq, të shtunën në ‘Tofik Jashari’ (16:00) zhvillohet sfida e fundit sezonale ndërmjet Erzenit dhe Besëlidhjes. Pritet një axhendë festive./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!